Kushtet e përdorimit për agjenta
Sistemi i rezervimeve i ofron secilit agjent mundësinë për të shitur bileta online. Për shfrytëzimin e sistemit paraprakisht bëhet kontrata ku definohet përqindja e fitimit dhe kushtet tjera nëse aplikohen të cilat rregullohen me marëveshje tjetër
Pagesat për rezervime mund të bëhen me minusin e lejuar (nëse egziston marrëveshja) ose perms deponimit të mjeteve në llogarinë e agjentit. Pagesat bëhen me transfere bankare ose me pagesa cash në zyret e Intertours SA
Agjentat kanë kufizime siq janë anulimet dhe ndryshimet në bileta. Secili ndryshim ose anulim mund të ndëshkohet me penallti.
Për ndryshime apo anulime ju duhet të kontaktoni me Intertours SA nëse kjo e drejtë nuk ju lejohet në llogarinë e agjentit.
Siguria
Secili agjent është përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit dhe të të dhënave tjera sekrete për shfrytëzimin e llogarisë. Nëse i humbni këto të dhëna ose besoni se janë keqpërdorur ju jeni të obliguar që sa më shpejtë ta njoftoni Intertours SA për ndryshimin ose bllokimin e llogarisë.
Për dëmet që shkaktohen si pasojë e mos kujdesit për llogarinë tuaj, nuk garantohen rimbursime nëse janë shkaktuar shpenzime për agjencinë
Mbyllja e llogarisë
Në rast të abuzimit ose të mos-pagimit të obligimeve, Intertours SA rezervon të drejten e bllokimit të llogarisë së agjentit dhe nisjen e procedurave ligjore për inkasimin e borgjit (nëse ju është lejuar minusi dhe ju nuk e keni paguar)
Problemet teknike
Anomalitë që mund të shfaqen në system janë qështje teknike, andaj rezervimet që mund të bëhen gjatë problemeve teknike nuk janë të garantuara. Në këto raste aplikohen korrigjimet dhe njoftohen agjentat për korrigjimet adekuate
Kështu secili agjent obligohet që ta kontaktoj Intertours Sa nëse vërenë ndonjë paregullsi në rezervime, orare apo elemente tjera të cilat mund të kenë probleme
Informata shtesë
Për më shumë informacione dhe/ose ndryshime të kësaj rregullore, ju mund të informoheni duke kontaktuar direkt me Intertours SA në:
Perballë stacionit te Autobuseve
23000 Prizren
Kosovë
Telefonat Kosovë
Mob: 044 618 169
Fix: 029 22 62 32
Telefonat Zvicer
Tel: 031 511 4050
Mob: 076 216 9432