Udhëtari duhet të jetë në vendin e percaktuar për nisje së paku 15 minuta para nisjes së autobusit. Nëse udhëtari nuk arrin të ndodhët në vendin e caktuar për nisje, agjensioni nuk e bartë përgjegjësinë për humbjen e udhëtimit nga ana e udhëtarit.si dhe qdo parregullsi te dokumetavete personale pergjegjesin e merr vet pasagjeri.
Ifanti eshtë prej 0-23 muaj - mbahet ne preher pa ulse kurse mbi 2 vjet e deri ne 12 asht CHD mbi 12 vjet asht ADL ku bileta asht e plotë. Anulimi i biletës lejohet vetëm deri 48 orë para nisjes, ku mund të ketë edhe penalti. Anulimet e më vonshme llogariten 100% e qmimit dhe nuk ka refundim.
Bagazhi përbëhet prej 1 valixhe. Nëse kalohet sasia, pagesa është 40 CHF.
1.Kushtet e rezervimeve
1.1 Rezervimet mund të bëhen online (www.intertours.me), përmes zyrave të partnerëve të Intertours SA. Varësisht nga metoda e rezervimit, klientit do t’i dërgohet konfirmimi i rezervimit përmes E-mail-it, me SMS ose në formë tjetër. Konfirmimi përmban numrin e rezervimit, emrin e pasagjerit, informata mbi udhëtimin.
Nëse bileta është bërë nga pjesa publike e faqes nga individ të pavarur dhe nuk është e paguar nuk mund të konsiderohet valide
1.2 Rezervimi është i vlefshëm për Intertours SA, në momentin kur pasagjeri ka pranuar përmes E-mail-it apo SMS-it konfirmimin e rezervimit. Për rezervime përmes telefonit pranimi mund të bëhet gjithashtu pa formë në bazë të transmetimit telefonik mbi konfirmimin e rezervimit ose sipas një marrëveshjeje të vendosur.
1.3 Pasagjeri është i obliguar që menjëherë të verifikojë saktësinë e të dhënave në konfirmimin e pranuar çoftë në formë të shkruar ose përmes transmetimit telefonik dhe në rast se vëren pasaktësi, devijime eventuale, t’i bëjë ato të njohura për Intertours SA. Pasaktësitë ose devijimet e paraqitura me vonesë nuk do të mund të tërhiqen nga prenotimi i kryer.
1.4 Të vlefshme janë ato shërbime dhe çmime të udhëtimit në momentin e realizimit të rezervimit. Çmimet e biletave të publikuara në ueb-faqe (www.intertours.me) azhurnohen në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të shtrenjtohen ose lirohen. Zbritjet dhe ofertat speciale janë subjekt ndryshimi.
1.5 Transporti i pasagjerit mund të realizohet vetëm me posedimin e dokumenteve të nevojshme për udhëtim (pasaportë, letërnjoftim, kodi i rezervimit, vizë etj.). Çdo pasagjer është përgjegjës për respektimin e rregullave që janë të lidhura me udhëtimin. Pasagjeri i cili nuk mund të transportohet për shkak të mos-përmbajtjes së rregullave të udhëtimit për hyrje-dalje nga vendi, atëherë rimbursimi (rikthimi) i çmimit të paguar udhëtimin është i negociushem.
1.6 Në rast se pasagjerit i ndalohet hyrja në një shtet të caktuar, ai është i detyruar që personalisht të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e transportit për t’u kthyer nga ai vend. Në këto raste shuma e paguar nuk mund të rimbursohet-kompensohet.
1.7 Prenotimi/rezervimi duhet të jetë i lëshuar në emër të pasagjerit i cili do të transportohet. Në rast se nuk është lëshuar në emrin e personit i cili do të udhëtoj, atëherë detyrimi për të realizuar transportin e tij nuk është i vlefshëm. Në këto raste përjashtohet rimbursimi i pagesës së kryer.
1.8 Fëmijët nën moshën 12 vjet mund të transportohen vetëm në shoqërimin e një personi kujdestar të moshës madhore. Fëmijët të cilët duhet të udhëtojnë pa shoqërimin e personit kujdestar, duhet që së paku 48 orë para udhëtimit të paraqiten pranë Intertours SA, në të kundërtën transporti i tyre nuk është i garantuar. Në këto raste, duhet prenotuar shërbimi- për përkujdesje përkatëse. Duhet pasur parasysh se në disa Shtete, në mënyrë që fëmijët nën moshën 18 vjet të kenë mundësi të udhëtojnë nga vendi i tyre pa përcjellje, duhet të paraqesin një formular-autorizimi të plotësuar nga kujdestarët ligjor të tyre. Përgjegjës për respektimin e këtyre rregullave është çdo pasagjer vetë. Në rast të mos përmbushjes të këtyre rregullave për udhëtim jashtë vendit, të cilat si pasojë çojnë në dështim të transportit të pasagjerit, atëherë rimbursimi i biletës së paguar të fluturimit është i përjashtuar.
1.9 Udhëtimi i foshnjave (deri në 2 vjet) duhet njoftuar paraprakisht. Vendimare në konstatimin e moshës së fëmijës është koha para fluturimit. Në rast të rezervimit të udhëtimit vajtje-ardhje, atëherë varet mosha në momentin para udhëtimit kthyes
2. Pagesat
Biletat e udhëtimit bëhen sipas depozitave në system, në agjensi, ose me marrëveshje tjetër me agjensinë. Realizimi i pagesave me para në dorë është i mundur të kryhet pranë zyrave të partnerëve të Intertours SA
2.1 Qështja e pagesave për agjent është e rregulluar në mënyrë specifike në kushtet e agjentëve ku mund të vlejnë edhe marëveshjet individuale me agjensi ose agjent të shitjes të autorizuar/kontraktuar nga Intertours
3.Ndryshimet e udhëtimit, ndryshimet e pasagjerit dhe anulimet
3.1 Ndryshimi i udhtimit është i mundur përderisa ka vende të lira për destinacionin e ri të dëshiruar. Për këtë duhet kontaktuar direct agjencinë Intertours ose partnerin ku është bërë rezervimi
3.2 Për ndryshime, anulime mund të vlejnë tarifat e ndryshimeve në formë penalltie për ndryshimet apo anulimet e momenteve të fundit
3.3 Tarifat e Intertours SA mund të ndryshojnë në çdo kohë. Këtu bëhet fjalë për tarifat e rezervimeve përmes telefonit, anulimet, ndryshimet e rezervimit ose tarifa të tjera. Këto tarifa mund që në çdo kohë të reduktohen, të ngritën si edhe të largohen krejtësisht.
3.Ndryshimet e udhëtimit, ndryshimet e pasagjerit dhe anulimet
3.1 Ndryshimi i udhtimit është i mundur përderisa ka vende të lira për destinacionin e ri të dëshiruar. Për këtë duhet kontaktuar direct agjencinë Intertours ose partnerin ku është bërë rezervimi
3.2 Për ndryshime, anulime mund të vlejnë tarifat e ndryshimeve në formë penalltie për ndryshimet apo anulimet e momenteve të fundit
3.3 Tarifat e Intertours SA mund të ndryshojnë në çdo kohë. Këtu bëhet fjalë për tarifat e rezervimeve përmes telefonit, anulimet, ndryshimet e rezervimit ose tarifa të tjera. Këto tarifa mund që në çdo kohë të reduktohen, të ngritën si edhe të largohen krejtësisht.
4. Ulëset
Nëse nga Intertours SA ose partnerët është e mundshme teknikisht, atëherë pasagjerët kanë mundësinë të përzgjedhin për t’u ulur në një ulëse të caktuar standarde .Intertours SA ka të drejtën e rezervuar, që vendet e rezervuara ti ri-konfigurojë nëse kjo kërkohet për shkak të arsyeve të ndryshme.
5. Nisjet dhe vonesat
5.1 Dokumentet e udhëtimit dhe konfirmimin e rezervimit duhet ti keni të gatshme gjatë realizimit të udhëtimit.
5.2 Pasagjerët duhet të jenë pranë vendit të nisjes minimum 15 minuta para nisjes së autobusit
5.3 Nëse nuk respektohen afatet e përgatitjes për nisje, Intertours SA rezervon të drejtën që të anulojë rezervimet.
6. Bagazhi
Rregullat në lidhje me bagazhin janë të deklaruara në biletë ose vlejnë kushtet e përgjithshme të sigurisë . Patjetër duhet të respektohen rregullat për valixhe të dorës dhe rregullat aktuale të sigurisë.
7. Të dhënat personale
Pasagjeri e autorizon Intertours SA që ti përdorë të dhënat e tij personale (emrin, adresën, numrin e telefonit, E-mail adresën) për qëllime të rezervimit, pagesës së biletës, etj.
8. Përgjegjësitë mbi dëmtimet
Përgjegjësitë zhdëmtuese në lidhje me pasagjerin, bagazhin dhe mallrat për shkak të vonesës, mos-transportin dhe anulimin është i rregulluar sipas rregullave të kompanive udhëtuese.
9. Reklamimi
Reklamimi/ankesat duhet të bëhen menjëherë pranë shërbimit të konsumatorëve Intertours SA në telefon:
+381 029 22 62 32
10. Përdorimi i Ueb-faqes
Informatat, produktet dhe shërbimet të cilave mund t’u qaseni përmes kësaj ueb-faqeje, nuk lejohet të ndryshohen apo të përdoren për qëllime tjera.
11. Pranimi i këtyre kushteve dhe termave të përgjithshme (AGB)
Përdorimi i ueb-faqe www.intertours.me dhe shërbimet e prezantuara përmes saj nga Intertours SA janë subjekt i termave dhe kushteve të përgjithshme (AGB). Me përdorimin e kësaj ueb-faqeje, ju i pranoni kushtet dhe termat si të plota, përndryshe nuk ju lejohet përdorimi i ueb-faqes dhe shërbimet e ofruara përmes saj nga Intertours SA.
12. Marrëveshjet shtesë
Marrëveshjet shtesë, amendamentet, ndryshimet ose sigurimet tjera janë të efektshme vetëm atëherë kur të jenë të konfirmuara me shkrim.
Marrveshje tjetër vlenë për shfrytëzimin e sistemit të rezervimeve për agjenta të cilen mund ta gjeni këtu
Intertours SA © Janar 2015